Transmetuar më 09-07-2017, 08:30

1. Mendohu para se ta shkrepesh

Shumë prej jush shkrepin një foto ça t’ju dali përpara pa u menduar gjatë për kompozimin ku në plan të parë jeni ju dhe mbrapa nuk merret vesh se ça është. Në qoftë se do një foto të bukur duhet të zgjidhni vendin dhe të shikoni gjithmonë se çfarë ka në sfond i cili është po aq i rëndësishëm sa edhe ju për një foto të bukur. Zgjidhni gjithmonë diçka interesante që tregon vendin ose ambientin ku jeni po pa tërhequr vëmendje nga ju që jeni në plan të parë. Në qoftë se keni DSLR shfokusojeni pak sfondin mbrapa nqs keni një aparat të thjeshte mundohuni që sfondi mbrapa të jetë sa më i qetë dhe i balancuar dhe gjëja e parë që duhet të tërheq vëmendjen kur shikoni foton të jeni ju dhe jo ambienti përreth në të kundërt nuk është foto e bukur ribëjeni sërish.

2. Bëjini fotot në hije

Kjo është shumë e rëndësishme për portretet. Shumë prej jush mendojnë se fotot duhen bërë me diellin përballë po është absolutisht gabim. Kjo nuk do të thotë se nuk bëhen foto ne diell por ajo ka teknika të tjera unë po flas për një foto sa më të bukur futeni personin në hije sepse dielli krijon kontraste shumë të fortë në fytyrën tuaj gjë që nuk ngjanë aspak bukur.

3. Fotografoni në mëngjes herët ose vonë në perëndim

Në këto dy orare që quhen “magic hour” dielli është më i lehtë dhe më i bukur dhe hijet janë më të buta. Gjatë perëndimit psh. mund të bëni foto shumë të bukura duke e vendosur personin në mënyrë që dielli ti bjeri anash ose mbrapa flokëve kjo krijon një efekt glow rreth e rrotull personit qe po fotografoni.

4. Predorni ngjyra të theksuara

Si në veshje ose kapele apo syze dhe çdo gjë tjetër që mund të keni përreth përdorni ngjyra të theksuara verore si portokalli, bojëqielli, të kuqe, pink në përgjithësi ngjyra që të japin ndjesinë e verës, shkruan intv. Këto ndihmojnë në përgjithësi për të nxjerrë në pah personin që po fotografoni dhe për ta bërë më “vivid” të gjallëruar foton.

5. Praktikohuni si fotograf

E vetmja mënyrë për të bërë foto të bukura është që të praktikoheni, në fund të fundit vera është për qef dhe qëllimi juaj është argëtimi prandaj fotografoni nga çdo cep kënd apo çdo gjë të mundshme që ju duket interesante edhe pse disa nga gjërat e mësipërme për disa nga ju do ju duken shumë të lodhshme apo të komplikuara për të bërë një foto pushimesh të bukur që kur miqtë tuaj ti shikojnë të ngelen pa fjalë dhe çdo gjë e bukur ka lodhje dhe kreativitet nga mbrapa, por askush nuk ju pengon juve të bëni fotot që dëshironi.