Transmetuar më 08-07-2017, 23:11

Është apo s’është futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo tashmë e ka tejkaluar fazën e atletit pasi është kthyer në një brand global. Këtë javë u zbulua se lojtari portugez që e quan veten CR7 i rrit fitimet e tij kolosale me 310 mijë paundë çdo herë që poston një foto ose video të sponsorizuar në Instagram, ku ka 106 milionë ndjekës.

Megjithatë pjesa më kurioze për të është lindja e dy binjakëve të tij Mateo dhe Eva, të cilët janë më të përfolurit. Ka pasur spekulime të panumërta rreth orientimit seksual të Ronaldos pikërisht për faktin se zgjodhi t’i bënte këto dy fëmijë me një nënë surrogate, pavarësisht lidhjeve të tij të panumërta me femra superseksi.

Veçanërisht kur intriga e një lindjeje surrogate e rrethon edhe djalin e tij 7 vjeçar Cristiano Ronaldo Junior. Por sot duket se zbulohet e vërteta e këtyre lindjeve të pazakonta. Binjakët u ngjizën në një laborator dhe u lindën nga një mama surrogate, procedurë e cila u zhvillua në Kaliforni pasi në Portugali është e paligjshme.

Pjesa më interesante është se Ronaldo mund të ketë zgjedhur një dhuruese veze për të qenë mamaja biologjike nga një katalog i mundshëm, në mënyrë që të lindë fëmijët perfekte. Dhe duke qenë se ka përsëritur faktin se mbetet ëndrra e tij që të jetë baba i një fëmije me “gjene futbollisti” duket se pikërisht kjo gjë është bërë. Mund të themi se fëmijët nuk janë ngjizur, por janë “gatuar” në laborator.