Transmetuar më 08-07-2017, 22:44

Nëse ende nuk keni bërë zhvendosjen e gjendjes civile në zonën apo qytetin ku jetoni, keni edhe 20 ditë kohë. Pas 28 korrikut qytetarët që nuk përputhin vendbanimin me gjenden civile do të gjobiten me 10 mijë lekë të rinj.

Kjo vlerë do të vilet në momentin më të parë kur banori të kërkojë çertifikatë apo vërtetim lagje. Por gjoba nuk është penaliteti i vetëm për qytetarët që nuk zbatojnë ligjin.

Drejtori i gjendjes civile Bledar Doracaj sqaron se do të kenë probleme me shërbimet si zyrat e gjendjes civile, me kartat e parkimit që do të vihen në funksion, por edhe me regjistrimin e fëmijëve në kopshte e shkolla.

Por si do të aplikojnë personat që kanë më shumë se një shtëpi?

Përjashtohen nga gjobat vetëm banorët që kanë ndryshuar vendbanimin, por jo gjendjen civile. Megjithatë edhe kjo kategori duhet të shkojë në njësinë administrative për të deklaruar adresën e re.

Pas 28 korrikut, që shënon dhe afatin e fundit, ligji parashikon sanksione. Për çdo zhvendosje të vendbanimit dhe gjendjes civile, procedurat bëhen falas brenda 31 ditësh, pas këtij afati nis aplikimi i gjobës 100 mijë lekë të vjetra.