Transmetuar më 08-07-2017, 21:16

Hayden Cross hyri në histori si burri i parë në Britani që ka sjellë në jetë një fëmijë. 21-vjeçari ngeli shtatzënë pasi gjeti donatorin e spermës në Facebook. Cross arriti që ta sjellë në jetë vajzën e tij me anë të prerjes cezariane.

“Ajo është engjëlli im”, shprehet ai. “Ajo është e përsosur dhe unë jam shumë me fat”. Lajmi është konfirmuar dhe nga familja e tij, të cilët janë shprehur se të dy janë të shëndetshëm.

Familjarët kanë zbuluar edhe emrin e Trinity-Leigh Louise Cross. Pas lindjes Cross ka në plan që të bëjë rikonstruktim gjinor sa më shpejt të jetë e mundur, raporton The Sun.

Hayden Cross, ish- punonjësi i një supermarketi erdhi në jetë si femër, por tashmë është ligjërisht mashkull dhe ka nisur trajtimin me hormone. Por 20-vjeçari e ndërpreu transferimin nga femër në mashkull, në mënyrë që të bënte një fëmijë.

Më herët kur njoftoi lidhur me shtatzëninë e tij, Cross u shpreh tepër i lumtur që kishte gjetur një donator sperme dhe tha se dëshironte që fëmija i tij të kishte më të mirën në jetë. “Do të jem babai më i mirë në botë”, tha ai, i cili prej 3 vitesh është shndërruar në mashkull. /b.l/noa.al/