Transmetuar më 08-07-2017, 20:35

Një studim i fundit ka zbuluar se kush është sekreti për të pasur një lidhje më të fortë dhe më të shëndetshme me partnerin/en.

Kërkuesit shkencorë zviceranë dhe kanadezë kanë dalë në përfundimin se seksi është çelësi i një lidhjeje të mirë dhe të gjatë.

Studimi thotë se sa më shpesh që një çift bën seks, aq më shumë ndjenjë do të ketë në përditshmërinë e tyre, fizikisht dhe verbalisht.

Shkencëtarët përcaktuan gjithashtu se mirëqenia e çifteve që bëjnë shpesh seks është ekuivalente me 50 000 dollarë.

Studimi tregon se seksi të bën më të lumtur, pasi rrit nivelin e endorfinave duke çliruar më shumë dopaminë në tru. /b.l/noa.al/