Transmetuar më 08-07-2017, 08:11

Të gjithë ata persona që i ndryshojnë kilometrazhin makinës, tashmë do mendohen mirë para se të guxojnë.

Kjo pasi me hyrjen në fuqi të Ligjit për Automjetet, duket se do të marrë fund ndryshimi i kilometrave të kaluara.

Ligji përcakton se sënohet me gjobë 2000 euro, personi fizik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

Ndërsa personi juridik përgjegjës për ndryshimin e numrit të kilometrave të kaluara të mjetit do të gjobitet me 1000 euro.

Gjithashtu dënohet me gjobë 10 mijë euro personi juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

Verifikimi i gjendjes teknike të mjeteve pjesëmarrëse në trafikun rrugor bëhet përmes kontrolleve teknike, procedurë në të cilën subjekti juridik për kontrollim teknik vlerëson të dhënat e mjetit, gjendjen e pjesëve, sistemeve dhe pajisjeve të mjetit dhe plotësimin e kërkesave tjera për mjetin, të përcaktuara me këtë ligj dhe rregullat e lëshuara në bazë të tij.

Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit, leximin e odometrit.