Transmetuar më 07-07-2017, 20:59
Publicitet

Autoerotizmi është një prej mënyrave që parandalon kancerin e prostatës. Një ekip studiuesish amerikan të Universitetit të Boston, kanë zbuluar se duke u masturbuar 21 herë në muaj, reduktohet me 1/3 rreziku për t’u prekur nga kanceri i prostatës.

Kjo gjë këshillohet, në pamundësi për të konsumuar aktin seksual me partneren.

Studiuesit të drejtuar nga profesor Edward Giovannucci, docent i mjekësisë pranë Departamentit të Epidemologjisë në Universitetin amerikan, arritën në këtë konkluzion pas shumë vitesh studime dhe eksperimentesh.

Nga viti 1992 deri në 2010, pjesëmarrësit në studim u mbajtën në monitorim, duke zbuluar se ata që masturboheshin më shpesh, ishin më të mbrojtur nga kanceri i prostatës.

E njëjta gjë edhe për ata që kishin raporte të shpeshta seksuale. Kjo pasi, meshkujt në këtë mënyrë nxjerrin më lehtësisht substancat kancerogjene, si duhani, për shembull. /a.y/noa.al

Loading...