Transmetuar më 07-07-2017, 18:27

Vogëlushi mori një prej pajisjeve të tij të fitnesit, teksa ai stërvitej, por nuk priste atë që i ndodhi.

Vogëlushi anglez Alex Malcolm u vra në moshën 5-vjeçare këtë të martë, nga i dashuri i nënës së tij, Marvyn Iheanacho, 39 vjeç, i cili e rrahu egërsisht me grushte në stomak, deri sa i shkaktoi hemorragji.

Burri dhe vogëlushi ndodheshin vetëm në një park në Londër, pasi gruaja kishte shkuar në punë.  

Iheanacho po stërvitej dhe Alex po luante, kur befas mori një prej pajisjeve të fitnesit të Marvyn, duke ngjallur inatin e tij. Por pavarësisht se vogëlushi i kërkoi ndjesë, 39-vjeçari e çoi të miturin deri në shtëpi, ku nëna kur u kthye nga puna pa se diçka nuk shkonte.

Ajo kërkoi shpjegime, por i dashuri bëri sikur nuk dinte gjë, deri kur gruaja e çoi në spital dhe mjekët konstatuan dhimbjet e shumta.

Pas pak orësh vogëlushi gjeti vdekjen, pa mundur dot të mbijetojë. /a.y/noa.al