Transmetuar më 07-07-2017, 18:11

Në kuadër të samitit të G20 të mbajtur në Hamburg të Gjermanisë ditën e sotme u diskutua për klimën, emigracionin, Korenë e Veriut dhe tregtinë.

Presidenti amerikan Donald Trump takoi kancelaren gjermane Angela Merkel, si dhe pati një takim kokë me kokë me homologun rus, Vladimir Putin.

“Jam i lumtur që të njoh, telefonatat nuk janë kurrë mjaftueshëm. Nëse duam të zgjidhim problemet bilaterale dhe çështjet më të rëndësishme të axhendës ndërkombëtare, duhen takime personale”, i tha Putin, kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana e tij Trump, shtoi se shpreson që takimi i sotëm të sjellë rezultate pozitive. /a.y/noa.al