Transmetuar më 07-07-2017, 14:30

Pak para Samitit të G20, dy prej njerëzve me më shumë pushtet në botë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Ky moment nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes mediatike, teksa të dy do të kenë një takim të rëndësishëm sot pasdite. Gjithsesi, analistët e kanë komentuar si një takim me pak rëndësi, pasi nuk do të ndikojë aspak në marrëdhëniet mes dy vendeve. /k.k/noa.al/