Transmetuar më 07-07-2017, 08:39
Publicitet

Ka disa mënyra për ta bërë gjumin e qetë dhe pa probleme. Një ndër elementët kryesorë është mënyra e të ushqyerit dhe produktet që konsumojmë.

Më poshtë po ju sugjerojmë shtatë produkte më të mira që ndihmojnë në gjumin tuaj.

Gjeli i detit – Mishi i gjelit të detit është i pasur me triptofan, një substancë që do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Ka aftësinë për t’ju ndihmuar të flini. Hani këtë mish të shoqëruar me perime disa herë në javë dhe do të vini re ndryshimin.

Uji – Mos harroni të hidratoni trupin tuaj çdo ditë, por sidomos gjatë natës. Para se të shkoni në shtrat, pini një gotë me ujë të ngrohtë. Nëse është i ftohtë, ju mund ta merrni atë në formën e çajit bimor (jo kafe, pije të gazuara apo lëngje industriale).

Banane – Ka dy ushqyes të rëndësishëm që veprojnë si pilula natyrore të gjumit: melatoninën dhe triptofanin. Përveç kësaj, ofron magnez, që heq tensionin fizik. Ngrënia e një bananeje e bën trurin t’i dërgojë një urdhër trupit për të fjetur.

Mjalti – Një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë gjelle mjaltë si ëmbëlsues është një zgjidhje e shkëlqyer për gjumë të qetë. Ai zvogëlon nivelet e hormonit të quajtur oreksin, puna e të cilit është të aktivizojë statusin alarm. Pra, nëqoftëse ai është në nivele të ulta, do të flini pothuajse menjëherë.

Kamomili – Pini çdo natë para se të flini një çaj me kamomil, duke e ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Ai relakson mendjen dhe trupin dhe lejon muskujt tuaj për të pushuar.

Bukë me miell integral – Një fetë bukë i lejon trupit lirimin e insulinës, që udhëton në gjak dhe prodhon serotoninën, një substancë që eliminon depresionin dhe gjendjen e alarmit. Ju do të flini pa asnjë problem gjatë natës.

Loading...