Transmetuar më 06-07-2017, 20:00
Publicitet

Studiuesit amerikanë të Harvard T.H. Chan School of Public Health në Boston japin alarmin se mishi i kuq i pjekur në temperaturë të lartë, siç është zgara, mund të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të diabetit.

Studiuesit të drejtuar nga profesor Gang Liu, vunë në shënjestër veçanërisht mishin e pjekur në zgarë, i cili edhe më herët është shënjestruar si shkaktar i kancerit dhe obezitetit.

Për të arritur në këtë përfundim ekipi i Liu analizoi të dhënat e rreth 60 mijë femrave amerikane, të mbajtura nën vëzhgim nga viti 1986 deri në 2012, të gjitha me moshë nga 30 deri në 55 vjeçe.

Në momentin e nisjes së studimit asnjëra prej tyre nuk vuante nga diabeti dhe as nga patologji kardiovaskulare apo kanceri. Gjatë studimit u vu re, se kush konsumonte mish të pjekur në temperatura të larta, rrezikonte më shumë të sëmurej nga diabeti, në krahasim me ato që konsumonin mish të zier, të pjekur në avull apo në furrë.

Më konkretisht rezultoi se kush konsumonte mish në zgarë rrezikonte 20-30% të prekej nga diabeti i tipit 2, në raport me ata që e konsumonin vetëm një herë në muaj. /a.y/noa.al

Loading...