Transmetuar më 06-07-2017, 14:16

“Djajtë e kuq” të Manchester United kanë blerë nga Everton sulmuesin Romelu Lukaku  për një shumë të konsiderueshme prej 85 milionë eurosh ose 75 milionë sterlinash.

Ylli belg, i cili ka shkëlqyer për disa sezone në kampionatin anglez ka qenë një nga objektivat e këtij sezoni për Mourinho-n, i cili më në fund ia ka arritur qëllimit për ta bërë për vete atë.

Nga ajo që shkruajnë mediat britanike sulmuesi pritet të shkojë në Manchester të dielën për të nënshkruar kontratën e re nga e cila nuk mësohet ende sa do të përfitojë në një sezon.

Në sulm për Lukakun ka qenë edhe Chelsea, por mendohet se në këtë transfertë ka ndikuar dëshira e vetë lojtarit.