Transmetuar më 06-07-2017, 11:50

Hidratimi është thelbësor në periudhën e verës. Përderisa ushqimet e nxehta nuk janë të preferuara ju mund të ushqeheni me shije dhe të qëndroni të hidratuar.

Dehidratimi mund të çojë në humbje të energjisë, dhimbje koke dhe një metabolizëm të ngadalësuar. Ju duhet të synoni të pini ujë përgjatë gjithë ditës, sidomos në këto ditë të nxehta, megjithatë, thjesht uji H2O nuk është e vetmja mënyrë për të qëndruar të hidratuar.

Ka shumë ushqime me bazë ujin, të cilat do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar. Kështu, justifikimi për të gjithë ata që thonë se nuk pinë dot ujë, e ka një zgjidhje. Shumë fruta dhe perime jo vetëm që i sigurojnë trupit tonë ujë, por i sigurojnë fibra gjithashtu, vitaminë dhe elementë thelbësorë.

Kastravecët- I pasur në fibra dhe i përbërë kryesisht nga uji, kastraveci është një nga ushqimet më të efektshme për ditët e nxehta të verës.

Shalqiri- I butë, i ëmbël dhe freskues i shijshëm, shalqiri është i përbërë nga rreth 95 për qind ujë, dhe rreth pesë për qind sheqer. Shalqiri është i pasur me nivele të ndryshme të enzimeve vitale, vitaminave dhe mineraleve, si dhe elektroliteve, të cilat i bëjnë ata një ushqim ideal për rimbushjen me ujë dhe lëndë ushqyese të humbura gjatë djersitjes në ditët e nxehta të verës.

Luleshtrydhe- Luleshtrydhja është freskuese, ushqyese dhe e shijshme. Përmban shumë vitaminë C, mangan, antioksidantë, dhe ushqyes të ndryshëm dhe enzima që promovojnë shëndet të mirë.

Patëllxhani- Me një përmbajtje uji përreth 89%, patëllxhani është një perime tejet hidratuese. Ai përmban pak kalori dhe është gjithashtu një burim shumë i mire fibrash. Ai përmban gjithashtu bakër, vitamin B, mangan, vitaminë K dhe potas.

Karota- Përmban rreth 87% ujë dhe antioksidantin më të fuqishëm betakaroten, më shumë se çdo frut apo zarzavate tjetër. Karota është gjithashtu një burim shumë i mire I fibrave dietike. Më shumë akoma, karrotat janë të pasura me vitaminë A, vitaminë C, vitaminë K, vitaminë B8, acid pantotenik, folat, potas, hekur, bakër dhe mangan. /b.l/noa.al/