Transmetuar më 05-07-2017, 17:36

Në adresën elektronike që publikoi së fundi kryeministri Edi Rama, kanë mbërritur një “lumë” aplikimesh për punë.

Por shumica dërrmuese e tyre nuk kanë asnjë përvojë dhe as shkollimin e nevojshëm.

Këtë e pranoi sot publikisht kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të posaçme.

Z.Rama tha se kanë ardhur brenda 24 orësh afro 800 shprehje interesi lidhur me ftesën e tij të djeshme dhe shton: “Por duke parë përmbajtjen e tyre, del nevoja të sqarohet se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive”.

Rama shpjegon më tej: “Është një adresë për këdo mendon se ka se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit, dhe dëshiron ta verë në dispozicion të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam”.

Ndërkohë, z.Rama siguron se “të gjitha rastet e tjera trajtohen nga institucionet përkatëse, sipas procedurave administrative përkatëse”. /noa.al/