Transmetuar më 05-07-2017, 11:41

CR7 i ka prezantuar binjakët e tij të porsalindur të birit, Cristiano Ronaldo i Riu teksa ndodhen me pushime.

Ylli i Realit të Madridit ka postuar në Instagram një foto me djalin e tij, që mban në krah motrën e vogël Eva, ndërsa ai vetë përqafon të birin e porsalindur Mateo.

Futbollisti portugez e ka shoqëruar foton e bukur familjare me postimin “I bekuar”, teksa shfaqet për herë të parë me të tre fëmijët e tij.

Ata së bashku ndodhen me pushime, pushimet e para të katërt, dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet i bekuar. Fotoja është komentuar shumë pozitivisht nga fansat e tij, por ka pasur edhe komente negative.

Kjo për faktin që të gjithë e dimë se tre fëmijët e tij nuk do të rriten me nënën e tyre, pasi është surrogatë e që është paguar shtrenjtë për t'i lindur për të mos u shfaqur më kurrë në jetën e tyre. /b.l/noa.al/