Transmetuar më 05-07-2017, 07:56

Në këto temperatura të larta, një birrë e ftohtë do të ishte ideale për të shuar etjen. Por, ka një problem. Shpesh birra pihet ashtu siç është, në shishe apo kanaçe. Mos e bëni më këtë veprim.

Kujdesuni që birrën, para se ta konsumoni, ta hidhni në një gotë.

Pse? Një ndër produktet e dorës së dytë të fermentimit të birrës është dioksidi i karbonit. Deri në hundë, kjo lëndë sjell të gjitha aromat e birrës dhe ka për qëllim të krijojë shkumë.

Por sasia e madhe e dioksidit të karbonit në një shishe apo kanaçe, është e dëmshme për shëndetin, duke bërë që kjo lëndë të çlirohet në stomak.

Kështu që mos e neglizhoni përdorimin e gotës. /k.k/noa.al/