Transmetuar më 04-07-2017, 17:46
Publicitet

UEFA ka hapur një sondazh për portierin më të mirë të sezonit 2017/18 në Europa League.

Befasi nuk janë vetëm kandidaturat, por edhe votat pasi portieri shqiptar i Atalantës kryeson këtë sondazh me rreth 1400 vota, ndërsa ndiqet nga Petr Cech me rreth 1000 vota.

Etrit Berisha në sezonin e shkuar ka shkëlqyer me Atalantan duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Eruopa League.

Përveç Berishës kandidat për portierin më të mirë të sezonit janë edhe: Petr Cech (Arsenal), Sergio Asenjo (Villarreal) dhe Anthony Lopes (Lyon).