Transmetuar më 04-07-2017, 17:38

Një ishull prej 300 kilometrash katrorë, i vogël por i cilësuar si parajsa e Karaibeve.

Aruba është një ishull përrallor, me plazhe të bardha, panorama mbresëlënëse dhe det të kristaltë.

Në këtë copë parajse ka diell gjatë gjithë vitit, ndërsa në ishull ofrohen për turistët evente të ndryshme, natyrë, art dhe mbi të gjitha kuzhinë e mirë.

Palm Beach dhe Eagle Beach, janë dy plazhet më të famshme të ishullit, ku janë të vendosur të gjithë resortet dhe ku zhvillohet jeta turistike.

Në Palm Beach janë të vendosur hotelet më luksoze, të pajisur me të gjitha shërbimet dhe komoditetet, si restorante, dyqane, bare, plazh dhe qendra për sporte ujore.

Ndërsa Eagle Beach është më i qetë dhe më i mënjanuar, ideal për kë dëshiron që të qetësohet totalisht.

I njohur si një prej plazheve më të bukura në botë, Eagle Beach ka edhe pemët e famshme Divi Divi.

Oranjestad, një qytet me 30 mijë banorë është qendra e Arubës, i cili ndodhet në bregun jugor të ishullit. Qyteti është gjithë ngjyra dhe jetë dhe me arkitekturë karakteristike të stilit holandez dhe spanjoll.

Parku Airkok është një rezervë natyrore që zë 18% të ishullit, shkruan noa.al. Në të gjenden vende historike, dhe një varietete të shumta të florës dhe faunës.

Parku ndodhet në zonën veriore të ishullit dhe mund të vizitohet në formë ekskursioni të organizuar nga agjencitë që gjenden në ishull. /a.y/noa.al