Transmetuar më 04-07-2017, 14:45

Një grua në Durrës e ka gjetur veten nën presion dhe kanosje të vazhdueshme nga i shoqi.

Bëhet fjalë për 37-vjeçaren L.D., e cila gjatë së hënës është paraqitur në polici, për të denoncuar bashkëshortin, i cili ishte emigrant në Itali.

Ajo ka akuzuar të shoqin L.D., 53 vjeç se nëpërmjet telefonit nga Italia, e ka kanosur dhe dhunuar psikologjikisht.

Noa.al mëson se në deklarimin e saj, gruaja ka thënë se çifti ishte në krizë dhe se ajo kishte kërkuar divorcin, pasi martesa në distancë nuk funksiononte.

Por 53-vjeçari nuk ka pranuar dhe në krizë xhelozie e ka kanosur me jetë në mënyrë të përsëritur, duke i thënë se do kthehej nga Italia dhe do e bënte që të paguante shtrenjtë “Veç në mos u kthefsha, se ke për t’a parë”.

Pas denoncimit të bërë nga 37-vjeçarja, ndaj të dyshuarit materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al