Transmetuar më 04-07-2017, 09:26
Publicitet

Tërmeti me magnitudë 3,7 ballëve që ndodhi në orën 4 të mëngjesit, duket se ishte vetëm paralajmërim për lëkundjen e radhës në orën 13 e 18 minuta të ditës së djeshme. Tërmeti 5 ballësh, ishte më i fuqishmi në vazhdën e 800 lëkundjeve në dy javët e fundit në rajonin e Ohrit, shkruan Alsati maqedonas.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Kosel dhe në thellësi prej më pak se 10 kilometrash. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por janë konstatuar dëme të shumta materiale. Oxhaqet e banesave janë rrëzuar, dhe po ashtu boljerët në tarraca janë shembur.

“Isha duke shkuar te disa miq dhe makinën e parkova këtu. U bë dëm i madh. Ishte e tmerrshme. Lëkundeshin shtëpi. Mbi makinën binin tulla. I shikoja shtëpitë duke u lëkundur. Ka dëme të mëdha” u shpreh një qytetar.

Shumë qytetarë të Ohrit me orë të tëra kanë qëndruar në rrugë, nga frika e lëkundjeve të tjera. 

Loading...