Transmetuar më 04-07-2017, 08:57

Një grua mund të kalojë disa probleme shëndetësore gjatë periudhës 9-mujore. Por më e rëndë për të është gripi.

Më poshtë keni gjashtë këshilla se si të parandaloni prekjen nga gripi kur jeni shtatzënë.

1. Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë C

Vitamina C ju ndihmon në largimin e toksinave jashtë trupit. Këshillohet përdorimi i frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C si shega, speci domatja, lakra, mandarina dhe kivi.

2. Shpëlarja e gojës me ujë të kripur

Çdo mëngjes, pasi ngriheni nga krevati, shpëlajeni gojën me ujë të kripur. Kjo është një mënyrë e thjeshtë me pak kosto për parandalimin e gripit.

Uji me kripë mund ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve, duke eliminuar gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve.

Gjithashtu këshillohet larja me ujë të ftohtë e fytyrës në mëngjes, pasi mund të stimulojë rezistencën e trupit ndaj gripit. Ndërsa, në mbrëmje, para gjumit, duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë, për t’ju lehtësuar nga lodhja e ditës.

3. Pini më shumë ujë

Konsumi i ujit të bollshëm është një mënyrë shumë e thjeshtë për shëndetin e grave shtatzëna. Uji mund të parandalojë gripin dhe dhimbjet e fytit. Çdo ditë, ju sugjerojmë 600 deri 800 ml ujë.

4. Ajrosja e dhomës së gjumit

Duhet të hapni dritaren për të ajrosur ambientin. Përpiquni ta mbani sa më shumë dritaren hapur sidomos para se të flini. Po ashtu dritarja duhet hapur gjatë ditës me diell, meqenëse bimët lëshojnë më shumë oksigjen nën ndriçimin e diellit.

5. Shmangni turmat

Evitoni vendet ku ka shumë njerëz për të ulur mundësinë e prekjes nga gripi gjatë kontaktit me të tjerët.

6. Lëvizje të thjeshta trupore, pa sforcime

Pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk lëvizin apo ecin sa duhet, për shkak se kanë merak për beben.

Por, në fakt, stërvitja e thjeshtë është e nevojshme për shëndetin e tyre dhe të fetusit. Bëni më shumë ecje gjatë ditës, pasi do t’ju ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe ju mbron nga viruset.