Transmetuar më 03-07-2017, 22:01

Ish-futbollisti i Bayer Leverkusen Hakan Calhanoglu është zyrtarisht futbollist i Milanit.

Ai u prezantua ditën e sotme te klubi kuqezi dhe konsiderohet si një nga blerjet më cilësore të Milanit.

Futbollisti i ka kushtuar Milanit 21 milionë euro dhe nga kjo javë ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Montella.

Roli i preferuar i Calhanonglu në fushë është ai i mesfushorit mbrapa dy sulmuesve, ndërkohë që goditjet standarte janë pika e tij e fortë. Deri tani në karrierë 23-vjecari ka mbajtur veshur fanellat Karlsruhes, Hamburgut dhe Bayer Leverkusenit teksa ka arritur të koleksionojë plot 51 asiste.

Calhanoglu vjen te Milani pas Mateo Musacchio, Franck Kessie, Andre Silva, Ricardo Rodriguez dhe Fabio Borini.

Dy vite më parë futbollisti i kombëtares turke, i preku të gjithë kur tifozët kundërshtarë në një ndeshje e qëlluan me panine dhe sallam derri për ta ofenduar por ai e mori atë në dorë dhe e puthi tre herë. Më pas e nxorri jashtë fushës.

Veprimi i tij emocionoi shumë njerëz në mbarë botën./a.k/noa.al/