Transmetuar më 03-07-2017, 18:33

Goja, lëkura dhe sytë thahen– Kur nuk pihet mjaftueshëm ujë, goja, lëkura dhe sytë bëhen më të thatë. Janë pjesët e trupit të cilat kanë nevojë për lagështi dhe nëse diçka nuk shkon, e reflektojnë direkt.

Ndihet etje- Kujt nuk i ka ndodhur që ta ketë marrë etja dhe të pijë ujë njërën gotë pas tjetrës. Ky është sinjali i qartë që dërgon trupi: keni nevojë të pini më shumë ujë.

Keni dhimbje në gjymtyrë- Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, ndjeni dhimbje dhe në gjymtyrë. Kjo pasi pjesa që lëviz gjymtyrët në masën 80% është e përbërë nga uji dhe kur uji mungon reflektohet në kocka.

Zvogëlohet masa muskulore- Ata persona që janë të fiksuar pas palestrës e dinë mirë se muskujt janë të përbërë kryesisht nga uji. Për këtë arsye këshillohet të pihet, para, gjatë dhe pas stërvitjes, në mënyrë që të mos humbet bonifikimi.

Sëmundjet zgjasin më gjatë– Pirja e sa më shumë uji largon toksinat dhe bën që të shërohemi më shpejtë.

Ndihemi më të lodhur- Mungesa e hidratimit shton ndjesinë e lodhjes, kjo pasi shkakton mungesë oksigjeni dhe përgjumur.

Ndihemi shpesh të uritur- Ndodh shpesh që ta gjeni veten krejt papritur të uritur, duke mos e kuptuar nga se shkaktohet. Ky është një sinjal i qartë dehidratimi.

Probleme me tretjen- Dehidratimi ndikon direkt në aparatin tretës, pasi mukoza zvogëlohet. Edhe nëse ju dhemb vazhdimisht stomaku do të thotë se nuk po pini mjaftueshëm ujë, shkruan noa.al.

Kapsllëk- Kur nuk pihet mjaftueshëm ujë, ndodh shpesh që të krijohet kapsllëk, pasi fekalet nuk janë më normale dhe shkaktojnë dhimbje të forta barku.

Nuk urinoni shpesh- Kush urinon nga katër deri në shtatë herë në ditë, pi vërtetë shumë pak ujë. Në këto raste, urina nis të bëhet e verdhë e errët, gjë që është sinjal i qartë dehidratimi. Në rastet më ekstreme mund të shkaktojë edhe infeksione në sistemin urinar. /a.y/noa.al