Transmetuar më 03-07-2017, 10:32

Kjo verë jo vetëm që do të jetë e nxehtë për shkak të temperaturave të larta, por e tillë do të jetë edhe në telefonin tuaj.

“USA Today” raporton se aplikacionet e ndryshme do të shtojnë plot 56 “emoji” të rinj, që me siguri do t’i bëjnë më interesante fotot, komentet por edhe mesazhet tuaja.

Mes tyre që mund ti përdorim dhe në rrjetet sociale është femra me shaminë islamike dhe burri me mjekër, si dhe ushqyerja me gji. Kundër diskriminimit të brezit ka tre emoji, i riu, i rrituri dhe i vjetri pa dhënë të dhëna për meshkuj apo për femra.

Thuhet se gjatë muajit korrik këta “emoji” të rinj do të jenë gati, ndaj futjuni punës dhe zbukurojini fotot tuaja. /b.l/noa.al/