Transmetuar më 02-07-2017, 12:48

Sulmuesi lushnjar i Interit, Rey Manaj pritet që edhe këtë sezon të provojë fatin e tij në “Serinë B” italiane.

Carpi është skuadra që ka shfaqur interes për sulmuesin e kombëtares shqiptare, por që së fundmi nuk është grumbulluar.

“Mund t’iu them se marrëveshja me Carpin është pranë finalizimit”, ka thënë menaxheri i tij Alberto Fontana.

Rey Manaj së fundmi u aktivizua te skuadra e Pisës në “Serinë B”, por nuk shfaqi pritshmëritë e tij./a.k/noa.al/