Transmetuar më 01-07-2017, 21:37

Një ngjarje me të vërtetë mjaft e veçantë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Laç nga maturantët e shkollës “At Shtjefën Gjeçovi”.

Ata kanë parakaluar në rrugët e qytetit me një autoveturë Lamborghini dhe me shumë mjete të tjera Mercedes Benz.

Por e veçanta është një traktor gjithashtu i markës Lamborghini me vlerë 50 mijë euro, shkruan JOQ. Rradha e parakalimit ka qenë  e tillë: në fillim vetura Lamborghini, e ndjekur nga traktori Lamborghini dhe më pas vijnë mjetet Mercedes Benz.

Djemtë kanë bërë mjaft përshtypje para gjithë qytetit dhe sidomos para vajzave.