Transmetuar më 01-07-2017, 15:46

Një krim i rëndë familjar ka ndodhur në Maqedoni.

Ngjarja tragjike është regjistruar gjatë mesditës së sotme rreth orës 12:40, në lagjen Butel të Shkupit.

Një i moshuar me iniciale P.T., 84-vjeç, mësohet se ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten e tij Pavlinën, më pas ndaj vajzës së tij L.T., dhe në fund ka qëlluar mbi nipin e tij, ku ky i fundit nuk ka mbijetuar dot për shkak të plagëve të rënda.

Bashkëshortja dhe vajza, sipas mediave vendase, ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Në gjendje të rënduar psikologjike i moshuari ka bërë vetëvrasje./a.k/noa.al/