Transmetuar më 30-06-2017, 22:39

Nëse deri tani kemi menduar që mundësitë për t’u dukur më e bukur qëndrojnë në kutinë e grimit, është koha të dalim jashtë saj sepse të gjitha ndjejmë kënaqësi kur, edhe pa grim, na pëlqen vetja. Sigurisht jo të gjithë lindin të bukur, por kushdo mund të përmirësohet. Estetistët japin disa këshilla të thjeshta që mund të bëjnë të dukesh më e bukur edhe pa grim.

Laje fytyrën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje

Ky është një kusht. Duket si diçka e gjithëditur, por disa nga ne e neglizhojnë. Pastrimi i fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje është shumë i rëndësishëm për të penguar zhvillimin e akneve dhe për ta bërë lëkurën të duket më e shkëlqyeshme.

Përdor një pastrues delikat

Një pastrues i ashpër dëmton qelizat e lëkurës dhe e bën atë të duket e ashpër dhe e thatë, që na detyron pastaj të përdorim make up, prandaj duhet ta lajmë fytyrën me një pastrues delikat. Gjeni një pastrues hipoalergjik, por sigurohuni që edhe të përputhet me llojin tuaj të lëkurës. Është një nga garantuesit e pamjes së mirë.

Përdor hidratuesin e duhur

Hidratuesit janë të domosdoshëm, por shumë hidratues kur nuk zgjidhen të përshtatshëm, e bëjnë lëkurën e yndyrshme. Nuk është e lehtë të zgjedhësh hidratuesin e përshtatshëm, por është thelbësore. Zgjidhe me SPF 30 për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme.

Përdor vazelinë në vend të maskarës

E dimë që tingëllon e çuditshme, por të përdorësh vazelinë në vend të maskarës është një mënyrë e provuar për t’u dukur më e bukur nëse nuk ke make up, shkruan intv. Thjesht përhap pak vazelinë pa vendosur maskarë. Qerpikët do të shkëlqejnë në një mënyrë shumë natyrale. Vazelina është edhe shumë delikate.

Ushqehu shëndetshëm

Kur ke lëkurë të shëndetshme, dukesh më bukur. Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme. Mbi të gjitha, fut sa më shumë fruta dhe perime në dietën ditore. Janë edhe një kategori ushqimesh dhe përbërësish që e bëjnë lëkurën të lëmuar e të shndritshme nëse i konsumon rregullisht. Ushqyerja e duhur është një nga këshillat kryesore që mund të ndiqet nëse do të dukesh më e bukur pa u grimuar. /b.l/noa.al/