Transmetuar më 30-06-2017, 22:27

Fshtai Giethorn, i njohur ndryshe si Venecia e Hollandës është një ndër vendet më paqësore për të jetuar. Arsyeja: Nuk ka rrugë.

Mund të ngjajë çuditshëm, por që prej krijimit të tij, ky fshat nuk ka patur rrugë apo transport publik. Njerëzit përdorin varka dhe falë kanaleve e 176 urave mund të shkojnë nga njëri vend në tjetrin.

Njerëzit janë të qetë, nuk stresohen në trafik dhe zhurma më e lartë që mund të dëgjoni mund të jetë ajo e rosave apo bibave. Ia vlen ta vizitosh. Fotogaleria e mëposhtme përmbledh disa nga fotografitë më të bukura të fshatit përrallor.