Transmetuar më 30-06-2017, 18:58

Snapchat lancoi funksionin e saj me te ri ‘geofilters’. Përkatësisht janë filtra nëpërmjet të cilëve ti mund të gjesh edhe vendndodhjen e dikujt në momentin që hedh fotografinë. Për të bërë këto filtra, megjithatë, ju do të duhet të përdorni Snapchat ose një softuer për editimin e imazheve.

Me përditësimet e fundit, Snapchat e ka bërë shumë të lehtë për të krijuar një geofilter brenda vet aplikacionit të Snapchat. Tani, përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nga tema të tilla si dasma, diplomimi, ditëlindja dhe më shumë.

Pastaj ju mund të zgjidhni vendin që dëshironi ta mbuloni, ndërsa ju mund të shtoni edhe tekst, ngjitës dhe emoji dhe pastaj duhet ta dërgoni atë në Snapchat i cili merr rreth një ditë për aprovim.

Sikurse më parë, geofilters paguhen dhe fillojnë nga $ 5.99 në varësi se sa kohë ju vendosni të mbani filterin, me opsione që variojnë nga një orë për deri në 90 ditë.