Transmetuar më 29-06-2017, 19:14

Skuadra e Partizanit mundet me rezultatin 1-3 nga bullgarët e Botev Plovdiv, në takimin e parë, të vlefshme për fazën e parë të Ligës së Europës.

Ndeshja u luajt gjatë pasdites së sotme në stadiumin “Selman Stermasi”, ku të kuqtë ishin komplet jashtë forme.

Nënkampionët e Shqipërisë e nisën mirë takimin ku kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj, në minutën e 5’, pas një asisti nga mesfushori Idriz Batha.

Ekipi bullgar barazoi shifrat në minutën e 27’ të takimit me anë të Kossokos, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.

Goli i epërsisë për miqtë u shënua në minutën e 62’ nga Nedelev, ndërsa goli i sigurisë erdhi në minutën e 88’ nga Kossoko.

Ky rezultat zbeh shpresat e të kuqve për një kualifikim të mundshëm në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Bullgari.

Skuadrat luajtën me këto formacione:

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli, Batha, Trashi, Progni (Bardhi 54′), Vila (Xhixhiua 74′), Mazrekaj (Fili 63′), Sukaj

Trajner: Sulejman Starova

Botev Plovdiv: Çvoroviç, Panov, Dimov, Genev, Minev, Nedelev, Omnibes, Sjojanov (Marin 84′), Baltanov, Brisola (Tasev 80′), Kosoko

Trajner: Nikollaj Kirov

Gjyqtar: Bryn Markhan-Xhons (Uells)./a.k/noa.al/