Transmetuar më 29-06-2017, 17:47

Pasi u rendit i treti në garën kryesore të festivalit të Muzikës “Sanremo 2017” dhe pasi mori çmimin e kritikëve “Mia Martini”, këngëtari shqiptar Ermal Meta  aktualisht ka nisur një tur muzikor nëpër Itali.

Dhe pikërisht në koncertin e mbrëmshëm që mbajti në Verona, gjesti i tij i bëri krenar të gjithë shqiptarët. Ermal Meta  u shfaq në skenë teksa krahëve kishte hedhur flamurin shqiptar.

Këngëtari shqiptar Ermal Meta tashmë është kthyer në një emër të njohur në muzikë. Në fillim u shfaq si kompozitor për disa artistë italianë, ndërsa më pas filloi karrierën e tij, në të cilën duket se po ecën me hapa të sigurtë drejt suksesit. /b.l/noa.al/