Transmetuar më 29-06-2017, 16:43

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë në stadiumin "Selman Stërmasi". Në prag të ndeshjes me Partizanin në Ligën e Europës, tifozët e Botev Plovdiv janë përleshur në hyrje të stadiumit. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën.

Një grup prej më shumë se 100 tifozësh shqiptarë janë nisur drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen por një pjesë e tyre u ndaluan në Qafë Thanë.

Të kuqtë do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm duke u bazuar në lojtarët që trajneri Sulejman Starova ka në dispozicion.

Partizani luan sot ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues së Europës ndaj bullgarëve të Botev Plovdivit. /b.l/noa.al/