Transmetuar më 29-06-2017, 16:34

Një grua i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në kryeqytet duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë gjetur 34 vjeçaren E.XH., banuese në Kodër Kamëz, Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.

Edhe pse i është dhënë ndihma e nevojshme nga ana e mjekëve gruaja, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit, pasi doza e lëndës helmuese ka qenë në sasi të madhe dhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Për të zbardhur rrethanat e vdekjes së saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”./b.l/noa.al/