Transmetuar më 29-06-2017, 16:05

Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në banesën ku jetonte në kryeqytet, një ditë më parë.

Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, viktima është L.Q., 61 vjeçe, e cila ka vdekur në banesën e saj në rrugën “Riza Cerova”.

Sipas informacioneve paraprake e moshuara jetonte e vetme në banesë dhe vuante nga diabeti e depresioni, çka janë edhe dyshimet e para për vdekjen e saj.

Gjithsesi për të mësuar më tepër mbi ngjarjen pritet ekspertiza mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim. /b.l/noa.al/