Transmetuar më 29-06-2017, 14:59

Një vajzë e re nga Fieri ka rënë pre e trafikimit nga personi me të cilin mendonte se do të krijonte familje.

18-vjeçarja E.K., ka bërë denoncim këtë të mërkurë në komisariatin e policisë Fier, ndaj personit të cilin mendonte se do të martohej.

Ajo ka thënë se D.M., 30 vjeç, banues në Patos, nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar në Greqi dhe nëpërmjet dhunës ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion.

Pas mbërritjes në shtetin fqinj, ai ka tentuar që ta nxjerrë në rrugë të renë, duke i thënë se në këtë mënyrë do përmirësohej jeta e tyre.

Por e reja ka bërë rezistencë dhe është kthyer në Shqipëri, ku ka vënë nën akuzë partnerin e saj.

I dyshuari u shpall në kërkim, ndërkohë që lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme.

Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme. /a.y/noa.al