Transmetuar më 29-06-2017, 14:52

Për tre ditë me radhë, nga data 26 qershor deri të mërkurën nga pikat kufitare të Shqipërisë me vendet fqinje, kanë hyrë mbi 90 mijë vetë. 

Prej tyre bie në sy numri i madh i shtetsave të huaj, mbi 56 mijë.

Kurse rreth 34 mijë shtetas të huaj kanë deklaruar se po vijnë në Shqipëri për qëllime turistike. 

Prej tyre vetëm nga pika doganore e Kukësit kanë hyrë rreth 18 mijë shtetas kosovarë, të cilët si çdo vit i drejtohen kryesisht plazheve të Velipojës dhe Shëngjinit. 

Megjithatë pavarësisht numrit të lartë të qytetarëve në pikat kufitare, sërish ato arrijnë të përpunohen normalisht.

Ndërsa me mbërritjen e pikut të sezonit në korrik e gusht këto shifra pritet të rriten akoma më shumë.