Transmetuar më 29-06-2017, 14:37

Shtohet rrethi i demokratëve kundër Lulzim Bashës. Kështu, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qersdhorit, një grup deputetësh dhe anëtarë të kësaj force, kërkuan dorëheqjen e kreut të opozitës, ku zërave kundër i është shtuar edhe deputeti Arben Ristani. Serkretari i Përgjithashëm i PD pohoi se Basha po shkel statusin me zgjedhjet.

Postimi i plotë i Ristanit:

Me qëllim sqarimin e opinionit publik dhe mbi të gjitha të anëtaresisë së Partisë Demokratike dhe situatës së krijuar së fundmi me procesin zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjësinë si Sekretar i Pergjithshëm i Partisë Demokratike të bëj me dije se: Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nënkryetarët është jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojnë në bazë të statutit Sekretarit të Përgjithshëm.

Neni 43 thotë se në rast dorëheqje etj të Kryetarit, Sekretari i Pergjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë. Pra kompetenca e komandimit i takon Këshillit Kombëtar i cili thirret nga Sekretari i Përgjithshem. Vendimi i dy nënkryetarëve për të thirrur zgjedhjet, caktimin e datës së zgjedhjeve dhe datës së paraqitjes së kandidaturave është vendim i pa mbështetur në statut.

Në bazë të nenit 40/2 të statutit të Partisë, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesisë Partisë. Për ta vendosur situatën në shtratin statutor, për të garantuar integritetin e zgjedhjeve në Parti dhe për të rifituar besimin e anëtarësisë, është e nevojjshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit të PDSH-së. /b.l/noa.al/