Transmetuar më 29-06-2017, 14:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor kanë filluar të dorëzojnë materialet zgjedhore pranë KQZ-së.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se deri tani janë dorëzuar materialet zgjedhore dhe dokumentacioni përkatës nga 67 KZAZ, dhe mbetet që të edhe 23 KZAZ. 

Ajo informoi se KQZ ka filluar verifikimin e tabelave të rezultateve të nxjerra nga KZAZ-të, si edhe përputhshmërinë e tabelave të rezultateve me të dhënat e hedhura në sistemin online të Qendrës së të Dhënave.

Po ashtu tha se në zbatim të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve plotëson Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve dhe e miraton atë, jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e tabelave për çdo zonë zgjedhore.

“Për sa më sipër, ju bëjmë thirrje të gjithë Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, që të dorëzojnë menjëherë pranë KQZ-së, materialet zgjedhore për të bërë të mundur që KQZ-së të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor”, deklaroi Hoxhaj. /a.y/noa.al