Transmetuar më 29-06-2017, 13:36

Ju që e quani veten gjumashë, do ndryshoni mendim pasi të mësoni rastin e kësaj vajze e cila fle më shumë nga të gjithë. Kjo gjendje neurologjike, që ka filluar në moshën 16 vjeçe bënte që vajza të flinte 18 orë në ditë. 

Por edhe nëse rri zgjuar 2 orë ajo nuk e ka idenë nëse është në ëndërr apo në realitet. Ajo kudo shoqërohet nga e ëma. Beth Goodier tregon se nuk mban mend shumë gjëra dhe jeta e saj ka kaluar pa përjetuar gjëra të rëndësishme. 

Beth Goodier 20 vjeçe, vuan nga sindroma Kleine-Levin, e njohur ndryshe si sindroma “Bukuroshja e Fjetur” e cila dominon jetën e saj. 

Në botë, thuhet se janë rreth 1,000 njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, për të cilën nuk është gjetur asnjë kurë dhe pse shkaktohet.