Transmetuar më 29-06-2017, 13:24

Situata e trafikut të drogës në Britani, ka detyruar rrjetin britanik BBC t’i kushtojë një artikull të veçantë këtij fenomeni. Sipas shkrimit, grupimet shqiptare kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të trafikut të drogës në tregun e Britanisë.

Në intervistë ka folur edhe Mattew Horne, një zyrtar i lartë nga Agjencia Kombëtare e Luftimit të Krimeve në Britani, i cili ka deklaruar se zakonisht grupet e shqiptarëve janë të vogla në numër, por kanë një ndikim të madh, sidomos në tregtimin e drogës.

“Po flasim për organizatat kriminale shqiptare. Janë grupe të vogla në numër por të mëdha në impaktin që ato kanë. Kemi një emergjencë në rastet e dhunës, dhe më specifikisht në tregtinë e jashtëligjshme të drogës. Kemi patur edhe ne kundërpërgjigjen tonë ndaj tyre me ndihmën e partnerëve. Kemi çështje gjyqësore të dërguara në organet kompetente si dhe sasi parash të konfiskuara. Ajo që na shqetëson është dhuna që po sjell në vendin tonë trafiku i drogës nga këto grupe”, ka thënë ai.

Shitja e kokainës është fokusi i punës së shqiptarëve, thotë ish-zyrtari.