Transmetuar më 29-06-2017, 13:15

Olsi, ndonëse nuk ishte fituesi i “Big Brother”, ka organizuar një festë shumë të madhe për ditëlindjen e tretë të nipit të tij. Shpesh  Olsi e përmendte nipin brenda shtëpisë, duke thënë se ai ishte pika e dobët e tij dhe për të do të bënte gjithçka.

Dhe kështu ka ndodhur, një festë e organizuar prej tij ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit me pije, ushqime dhe shumë muzikë.

Edhe pse një festë për ditëlindjen e nipit 3-vjeçar të Olsit, festa e ish-banorëve të Big Brother  në video dhe fotot e postuara nga ata në rrjetet sociale, duket një festë e "çmendur".

Në këtë festë të organizuar nga Olsi dhe Fiorentina kanë marrë pjesë gati të gjithë ish-banorët me përjashtim të Fotinisë dhe Danjelit të cilët ndodheshin në Vlorë, dhe Damianos që është në Suedi.

Ish-banorët duket se janë kënaqur në këtë festë dukë kërcyer e kënduar. Ata madje janë hedhur në pishinë me rroba. Nga festa duket se çdo hatërmbetje e tyre brenda shtëpisë është harruar. /b.l/noa.al/