Transmetuar më 29-06-2017, 12:59

Personi që shikoni në fotografi është 29- vjeçari Leo Nika, i cili mëngjesin e sotëm vrau me çifte prindërit e tij në Xhafzotaj të Durrësit.

Krimi ndodhi rreth orës 07:55 të së enjtes, ku Leo ekzekutoi me armë zjarri babanë e tij Ali Nika 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Junije Nika rreth 66 vjeçe.

Dyshohet se gjithçka ndodhi pas një debati mes viktimave dhe djalit të tyre, i cili në momentin e krimit ishte në gjendje të dehur.

Viktimat jetonin me djalin e tyre 29-vjeçar, ndërsa pesë fëmijët e tjerë i kishin jashtë shtetit të martuar.

I riu i cili u arrestua pak pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit, prej pak kohësh ishte kthyer nga Italia, ku kishte qenë si emigrant.

Leo Nika rezultonte i papunë, ndërsa prej disa kohësh kurohej me ilaçe anti-depresioni, për shkak se kishte shfaqur çrregullime mendore.

Bazuar në deklarimet e fqinjve të familjes me origjinë nga Dibra, i riu nuk fliste me askënd në lagje dhe ishte natyrë e zymtë.

Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që policia vijon hetimet. /a.y/noa.al