Transmetuar më 29-06-2017, 11:06

Për 15 vite me radhë ajo ka punuar si punonjëse seksi në Shtetet e Bashkuara, dhe para tre vitesh ka hequr dorë. Bëhet fjalë për Gwyneth Montenegro, e cila ka bërë një jetë të shfrenuar, të dominuar nga droga, seksi dhe alkooli.

Ajo vendosi të bëjë publike historinë e saj, ku publikoi një libër në të cilin tregon se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbi 10 mijë meshkuj.

Ajo nisi të prostituohej pasi u përdhunua në moshën 18 vjeçare, dhe që prej asaj kohe nuk u ndal.

“Isha shumë naive, dhe kur pashë një njoftim për balerinë në lokale, u interesova direkt. Natën e parë të punës u deha dhe fitova 1000 dollarë. Mendoja se ishte diçka e pabesueshme. Për herë të parë kisha besim në vete. Më tej nisa të prostituohem në Melbourne dhe klientët e mi ishin të shtresës së lartë, avokatë, muzikantë dhe politikanë. Në atë periudhë pija kokainë, shampanjë franceze dhe jeta ime ishte e shfrenuar. Pikërisht ai stil shkatërrues jete më shtyu të shkruaja një libër”, tregon Montenegro.

Ajo rrëfen histori nga më të ndryshmet në libër, ndërsa thotë se pas përdhunimit, seksi me pagesë ishte vetëm një rrugë në arrati.