Transmetuar më 29-06-2017, 10:48
Publicitet

Gjumi te fëmijët është një ndër elementët më të rëndësishëm në rritjen e tyre. Por duhet thënë që është edhe një ndër sfidat kryesore për prindërit që t’i bindin të vegjëlit e tyre të flenë.

Por, ka disa arsye se përse fëmijët nuk duan të flënë në krevat.

Ai duhet të ndalojë ato që bënte më parë. Nëse vogëlushi juaj para se të flejë, bën lojra emocionuese dhe të lodhshme, vështirë që do të mund ta ndaloni dhe ta dërgoni për të fjetur. Mundohuni që fëmijëve para kohës së gjumit ti tërhiqni vëmendjen me aktivitete të qeta, në mënyrë që të bëhen më të qetë dhe më të relaksuar.

Frikësohet të qëndrojë vetëm. Nëse kjo është arsyeja, kurdo që ta çoni për të fjetur, ai nuk do jetë i lumtur. Mundohuni që ti lini ndonjë llampë të vogël apo muzikë të lehtë gjatë natës në dhomë. Shpesh fëmijët, të cilët i frikësohen errësirës, nuk do të mund të qëndrojnë vetëm. Ata ndjehen më të sigurtë kur i lini derën e dhomës së gjumit hapur, në mënyrë që të ju dëgjojnë dhe t’ju shohin gjatë kohës kur lëvizni.

Fëmija ka pasur një ditë shumë emocionuese me plot ngjarje. Ndonjëherë është e pamundur të qetësoni fëmijën i cili ka pasur një ditë emocionuese dhe këto emocione mund të zgjasin.

Nuk egziston rutina e shkuarjes në krevat në kohë të caktuar. Nëse fëmija juaj nuk ka ndonjë rutinë dhe kohë të caktuar për të shkuar në krevat, ai në të vërtetë nuk është i vetëdijshëm kur është koha për të fjetur.

Shkon shumë herët për të fjetur. Bëhuni realë, kur përcaktoni kohën për të shkuar në krevat. Sigurisht do të donit që të jetë në krevat që në orën 19.00, por nëse fëmija juaj kërcen nëpër krevat çdo mbrëmje dhe nuk qetësohet për një orë, kjo tregon që duhet t’i ndryshoni orarin e fjetjes për më vonë.

Loading...