Transmetuar më 29-06-2017, 09:55

Tradhtia ka forma të ndryshme mes çifteve, ku përballjet janë nga më qesharaket deri tek ato më fatalet.

Por një burrë ka vendosur që tradhtinë e gruas ta provojë në një mënyrë krejt të veçantë. Ai e shënoi numrin e tij te telefoni i gruas, me emrin e kolegut të punës me të cilin gruaja e tij fliste shumë shpesh me arsyetimin se kishte fluks të madh pune dhe duhet të sqaroheshin.

“Përshëndetje shikoni një bisedë mes meje dhe gruas time te cilën s’do ta quaja më kështu. Ajo gjithmonë fliste shpesh me kolegun e punës dhe sa herë e pyesja ajo thoshte ehu akoma ti? Kemi 100 probleme në punë nuk di si ti zgjidhim. Unë i mora telefonin dhe tek numri im shënova emrin e tij dhe me pas i dërgova një mesazh gruas time…”, ka shkruar ai tek “Shqipëria Ime”

Bashkëngjitur gjeni fotot e bisedës që nuk kanë nevojë për komente pasi gruaja ka rënë me dy këmbët në rrengun e përgatitur nga bashkëshorti i saj.