Transmetuar më 29-06-2017, 07:59

Është e njohur prej kohësh miqësia mes aktorit të humorit dhe moderatorit Ermal Mamaqi me këngëtaren Bleona Qereti.

Por Ermali e ka “kryqëzuar” keq mikeshën e tij, pas publikimit të një fotografie provokuese në Instagram, ku nxirrej në pah gjoksi i saj.

“Njerëzit s’kanë bukë të hanë ti vesh fustane 10.000 dollarëshe”, shkruan Mamaqi.

Por ky koment nuk e ka lënë Bleonën indiferente, e cila i është kthyer me të njëjtën dozë.

“Aman zemra se nuk bën 10… pastaj çfarë përgjegjësie kam unë për vende pune…po nejse, ky bën 20, #shaka”, shkroi këngëtarja si replikë. /a.y/noa.al