Transmetuar më 28-06-2017, 19:57

Pak kohë më parë u zyrtarizua lajmi i ndarjes së këngëtares Jonida Maliqi nga i shoqi Gent Prizreni.

Por ndërsa kushdo në pozitën e saj do të mërzitej, ajo publikon një fotografi në Instagram të personit që e bën të lumtur.

“Lumturia ime”, shkruan Jonida në fotografinë, ku shihet me të birin Dan, të cilit nuk i zbulon fytyrën.

Ndonëse historia 17-vjerçare e dashurisë me Gentin mori fund, Jonida ka kujtimin më të bukur nga lidhja mes tyre, djalin i cili e mbush me lumturi dhe duket se i’a bën më të lehtë procesin e divorcit. /a.y/noa.al