Transmetuar më 28-06-2017, 18:25

Shumicës prej jush ndoshta nuk i ka shkuar mendja asnjëherë se cili është mbiemri më i shpeshtë në Shqipëri.

E njëjta vlen edhe për Bosnjë, për Serbi, për Rusi, për Sllovaki, për Maqedoni e për shtete tjera. Jakub Marian, një djalë i ri nga Çekia, ka bërë një listë të mbiemrave më të shpeshtë në shtetet sllave por edhe një pjesë të mirë të Ballkanit.

Në Rusi, shembull, mbiemri Smirnov është më i shpeshti, ndërsa në Serbi është Jovanoviç, në Bullgari është mbiemri Ivanov, ndërsa në Shqipëri mbiemri më i shpeshtë është Hoxha.

Ai ka dhënë edhe domethënien e mbiemrit, që në rastin shqiptar do të thotë një lutës, një hoxhë, një predikues, shkruan ‘shekulli’. Në Mal të Zi mbiemri më i shpeshtë është Popoviç, ndwrsa nw Kroaci, Horvat.